Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Kërkoni shumë afër jush!” Meri Gjini tregon cila është shenja që do të gjejë dashurinë

Peshqit janë shenja e Horoskopit që pritet të gjejnë dashurinë së shpejti, sipas astrologes Meri Gjini.

Në studion e “7pa5” në Vizion Plus, Meri tha se Peshqit duhet ta kërkojnë dashurinë shumë afër, teksa u ndal edhe tek ajo çfarë e pret këtë shenjë në aspektin profesional.

“Me Venusin te vetja, Peshqit nuk është se kanë shumë nevojë për raste për të shprehur romantizmin dhe emocionet e tyre për pjesën e dashurisë. Ky Venus u jep mundësinë për të kërkuar dashurinë, kujdesi i vetëm do duhet të jetë se ku të kërkojnë. Zakonisht dashurinë mund ta gjejnë shumë më afër nga atje ku kanë sytë. Ta marrin shtruar dhe të shohin afër vetes së vet dhe pastaj të shohin pak më tutje. Me Neptunin, Saturnin dhe Diellin aty mbeten çështje që i përkasin ekonomisë, apo stresi në raport me ekonominë që do vijë duke u rritur për pak ditë dhe do të ketë zgjidhje pa u mbyllur marsi”, tha Meri Gjini. /vizionplus.tv