Ndonëse shefja e Grupit Parlamentar dhe kolegët e tjerë deputetë të VV-së e lëshuan sallën pas debatit të ashpër me opozitën për tenderët njëburimor, dy deputetët e VV-së, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit.
Në media është publikuar edhe një video, ku shihet deputeti Korenica duke nënshkruar në një letër, që raportohet të jetë dhënia e nënshkrimit në përkrahje të kërkesës së LDK-së për themelimin e një Komisioni Hetimor për tenderët njëburimor.
Gazeta ka kontaktuar deputetin Korenica për të konfirmuar një gjë të tillë, dhe ai ka thënë se po është e vërtetë që ka dhënë nënshkrimin dhe shton se nëse ka dyshimet për keqpërdorime atëherë le të përdoren rrugët ligjore për të zbardhur çdo dyshim.
“Po, e kam thënë edhe publikisht që e jap nënshkrimin. Nëse ka dyshime për keqpërdorime le të përdoren rrugët ligjore për të zbardhur do dyshim”, ka thënë Korenica.