Ish-diplomati i lartë amerikan, James Hooper ka thënë në një intervistë për mediat në Kosovë, se Serbia mund të kthehet në modelin jugosllav të epokës së Marshal Titos.
Kjo deklaratë e tij ka ngjallur shumë reagime
Njohësi i çështje politike, Xhevat Meha, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se modeli jugosllav nuk do të kthehet më, sepse vet popujt jo serb u desh të përdorin luftën për t’u larguar nga të jetuarit me shtetin e Serbisë.
Por, sipas tij, e vetmja mënyrë që Serbia mund të kthej modelin e Jugosllavisë së Titos është vetëm me thyerjen e vullnetit të popujve joserb përmes luftës.
“Mundësia e kthimit të modelit Jugosllav të Titos duhet të shihet nga prizmi i dështimit të këtij modeli. Ky model dështoj dhe thyerja e këtij modeli erdhi si rezultat i vullnetit të popujve joserb për të mos bashkëjetuar me serbët në shtetin e Serbisë. U desht që popujt joserb të përdorin luftën për t’u larguar nga të jetuarit me shtetin e Serbisë.
Nuk po shoh ndonjë shenjë të ndonjë vullneti të popujve jo-serb që të bashkjetojnë me shtetin e Serbisë, edhe malazezët dhe maqedonasit që kane patur bukur afërsi gjatë Jugosllavisë së Titos nuk duan. Serbia mund të kthej modelin e Jugosllavisë së Titos vetëm me thyerjen e vullnetit të popujve joserb përmes luftës”, deklaron ai.
Më tej, Meha thotë se Serbia po ndjek modein e Rusisë, sepse edhe Rusia ka aktualizuar kthmin e ish Bashkimit Sovjetik.
Andaj, kjo edhe është e pritshme.
“Aktualizimi i kthimit të modelit të Jugosllavisë së Titos është në vijë me aktualizimin e kthimit të ish Bashkimit Sovjetik nga Putini. Serbia mund të përpiqet të promovoj këto ide si mekanizëm për moblizim të serbëve në mënyrë që t’i përdor këta për hapje të ndonjë lufte.
Këtë projekt është e pritshme që e shtyejnë përpara rrjeti rus i instaluar fuqishëm mbrenda institucioneve të Serbisë. Hapja e fronteve të reja të luftës sa po shihet është tani interesi i Rusisë. Është e pritshme që kjo politikë ruse t’i tregoj dhëmbët në Ballkan, me konkretisht në Bosnjë dhe Kosovë”, përfundon ai.