Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi e quan Kurtin kryeministër të krizave: E bën një e i pëlcet tjetra

 
   

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që gjatë tri viteve, Kosovës i ka sjellë vetëm kriza.

Krasniqi tha se Kurti kalon prej krizës në krizë dhe nuk sjellë rezultate.

“Masat është dashur që të hiqen, por nëse kryeministri Kurti nuk merr ndonjë vendim… Ju e dini se tashmë ai prej krizës kalon në krizë. Çudi qysh nuk bëri diçka sot në lidhje me Manastirin e Deçanit, si te bën një krizë dika, pëlcet dika tjetër. Ia nis me veri, e patë se çfarë ndodhi më 24 shtator, ia nis me u marrë me probleme tjera, ndërsa sot ende po presim se çfarë ka me ndodhë këto ditë”, deklaroi ajo.

Lidhur me votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri më 21 prill, deputetja opozitare tha se me këtë vendim i sjelljet dëm Kosovës dhe vetëm harxhim i financave, pasi që sipas saj, Kurti nuk ka bërë asgjë sepse do të kthehen prapë kryetarët serbë siç kanë qenë më parë.

“Është kryeministër që sjellë kriza. Që tri vjet që ka ardhur në qeveri vetëm kriza ka sjellë. Ka pasë kriza me çdo sindikatë të mundshme, me arsim, me shëndetësi… Në të gjitha anët janë çu me protesta. Kriza ka pru në veri. Ta ka kthy veriun mbrapa sa e sa vite. Çka po bën tash? Përveç që po harxhon financa për organizimin e zgjedhjeve, d.m.th po i shkarkon keta kryetarë që i ka shti me ndejë që sa muaj të mbyllur dhe ka me pru kryetarë serbë, prapë qysh kanë qenë më herët. Kjo është humbje për Kosovën dhe për financa”, shtoi ajo.