Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Escobar pasi doli nga takimi me Kurtin: Patëm diskutim të mirë, me premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet që ia bëra

Emisari amerikan Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka treguar se kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit.

Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie… Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”. , ka thënë Escobar./Express.