Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Muhaxheri për Manastirin e Deçanit: Qeveria qysh në momentin e parë është dashur ta respektojë Gjykatën Kushtetuese

 
   

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, e ka vizituar edhe komunën e Pejës ku është pritur nga kryetari i saj, Gazmend Muhaxheri.

Escobar u takua sot edhe me minoritetin serb, në fshatin Gorazhdec.

Lidhur me vizitën e zyrtarit të lart amerikan në këtë komunë, detaje për në Info Magazine dha Muhaxheri.

Ai e komentoi edhe vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës, për 25 hektarët që iu transferuan Manastirit të Deçanit.

I pari i Pejës tha se “Qeveria e Kosovës është dashur qysh në momentin e parë ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Besoj që shteti i Kosovës duhet të sillet karshi kërkesave që i ka bota e civilizuar dhe t’i përmbush këto kërkesa”, tha Gazmend Muhaxheri.