Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë Përmet, ku një adoleshent kam betur i plagosur.
Mësohet se një 16-vjecar teksa po ngiste një motoçikletë ka rënë nga ura në të hyrë të Njësisë Administrative Piskovë, në aksin nacional Këlcyrë-Permët. Adoleshenti 16-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe konfirmohet se djali 16-vjeçar ka marrë në përdorim motoçikletën pa patur leje drejtimi.
Motorri (me 4 goma) është pjesë e flotës së motorëve që jep me qera kryetari i Njësisë Administrative të Piskovës, Juxhin Pasho.