Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hyri, nënshkroi dhe doli nga seanca, arsyetohet Kokaj

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, është parë që ka respektuar procedurën për nënshkrim në nisje të seancës së kuvendit, por që menjëherë ka dalë që aty.

Ai për Kiks Kosova ka thënë të jetë larguar kur ka parë që në sallë s’kanë qenë edhe kolegët e tij nga Vetëvendosje. Por përveç kësaj ai ka dhënë edhe një arsye tjetër.

“Unë duke udhëtuar nga Gjakova, arrita me vonesë në kuvend. Menjëherë nënshkrova, por kur kuptova që kolegët e LVV  nuk janë ne sallë, u largova”, është shprehu Kokaj.

“Ishte edhe një arsye që dola. Një gazetar më luti që të dal nga salla dhe jap një mendim, lidhur me takimin që sot kishte thirrur LDK. Pra këto janë dy arsye që me nxitim kam dalë nga salla”.