Në “Pressing” të T7, të enjten, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Artan Behrami, analist, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është në “agjendë gjermane” dhe jo në atë amerikane.
Madje ai ka ironizuar duke thënë se ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde më shumë “flen në shtëpinë e Albin Kurtit sesa të vetën”.
“Unë kam thënë se Albini është në agjendë të plotë të gjermanëve, ai lidhje me Amerikë nuk ka. Çdo koordinim e bën me gjermanët. Ambasadori gjerman në Kosovë më shumë flenë në shtëpi të Albinit sesa shpi të vet. Në të njëjtën lagje banojnë”, ka thënë Behrami.