Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

41-vjeçarja shqiptare në Itali tenton të vritet nga ish-partneri, shpëtohet nga një 71-vjeçar

Një 41-vjeçare shqiptare është tentuar të vritet nga ish-partneri i saj, një 50-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ajo u shpëtua nga një 71-vjeçar, i cili më parë raportohet se ka qenë polic, shkruan Euronews.al.

Sulmuesi është arrestuar nga policia, me akuzën e tentativës për vrasje.

“Pashë gruan që ishte e shqetësuar, pastaj pashë makinën në rrugë e cila kaloi me shpejtësi të plotë, bëri një kthesë dhe kuptova se diçka do të ndodhte”.

“Makina goditi një stol dhe një shatërvan. Më pas pashë gruan në tokë dhe mendova për një sëmundje, vazhdoi ish-polici. Pashë burrin duke zbritur nga makina që e kapi gruan nga flokët dhe e rrahu duke e goditur me grusht në fytyrë. Ndërhyra dhe e ndalova. Ai tentoi të arratisej me makinë por e ndalova sërish dhe ia dorëzova policisë, që kishte mbërritur në vendngjarje. Nëse unë nuk do të kisha qenë, do ta kishte vrarë”, është shprehur 71-vjeçari.