Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjën e mbajtur më 13 mars ka bërë të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit.
E ky vendim ka krijuar debate të shumta në mes analistëve dhe musafirëve në emisionin “Politiko” në Kanal10.
Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate ka kritikuar kryeministrin Kurti për vendimin të cilin ai ka thënë se kjo të cilën ai ka bërë është jo kordinim më ata se çfarë ka thënë më herët për Manastirin e Deçanit.
Tutje ai ka thënë se problemet ne veri të cilat kanë ndodhur janë vetëm drama të kryeministrit si dhe ai po ashtu ka folur për kryetarin e Leposaviqit Lulzim Hetemi i cili ka qëndruar i mbyllur si shkak i këtyre situatave ku e ka quajtur atë si “Oso Kuka”.
“Sot Escobar thotë se serbët në Kosovë janë të diskriminum nga një kryeministër i cili është bërë nga baza etnike kjo është shumë për Kosovën kjo është kosto e madhe, ajo çka ka bo Kurti në veri është drama në fund prap kemi zgjedhje ku e kemi atë Oso Kukan që ka nejt i mbyllur 6 muaj në Komunë atje”, ka thënë ai.