Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, temperaturat arrijnë deri në 21 gradë

Territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore dhe veriperëndimore. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin; ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore dhe Veriore të Kosovës, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor. Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -1°C minimalja deri në 14°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C minimalja deri në 18°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Europa

Britania e Madhe dhe Europa Jugperëndimore do të mbeten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura dëbore ndërsa Europa qendrore, rajoni i Mesdheut si edhe brigjet e detit të zi do të jetë nën dominimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë./abcnews.al