Janë arrestuar katër persona nga Policia në Gjilan, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.
Në njoftimin e Policisë, dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërsa një grua që kishte ndërhyrë për t’i ndarë ka pësuar lëndime të rënda dhe është hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit.
“Viti 14.03.2024-14:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa viktima femër kosovare që kishte ndërhyrë për ti ndarë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.