Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku: 781 tenderë, në vlerë prej 209 milionë eurove janë dhënë nga “Pushteti i Shpresës”

 
   

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikuka thënë se 781 tenderë, në vlerë prej 209 milionë eurove janë dhënë me negocim të drejtëpërdrejtë nga Lëvizja Vetëvendosje, siç e cilësoi ai “Pushteti i Shpresës”.

Abdixhiku ka thënë se kjo është bërë pa procedura e pa konkurrencë dhe se nuk ka garë, e sipas tij, ka marrëveshje një me një.

“Kështu janë ndarë plot 209 milion euro; 781 herë! 30 milion vitin e parë; 70 milion në të dytin, 109 në të tretin. Sa më gjatë në pushtet, aq më i mësuar zanati!”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Ai ka treguar se në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), 13 tenderë me negocim të drejtpërdrejtë, i janë dhënë një biznesi të njëjtë.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për shërbime të IT-së, 15 milion euro me negocim, pa procedurë e pa konkurrencë, i janë dhënë një biznesi me një tender. Plot 15 milion euro me muhabet të drejtpërdrejtë; në një fushë me dhjetra biznese me shërbim të njëjtë!”, ka thënë ndër të tjerash Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku është shprehur se VV-ja debatit në Kuvend “i ikën”, por sipas tij, të vërtetës nuk mund t’i ikin, duke shtuar se këto çështje do t’i trajtojnë ditëve në vijim.