Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të partive politike. Lëvizja Vetëvendosje është para me më shumti të hyra nga të gjitha partitë parlamentare në vend.
Në bazë të këtij raporti partia e Kurtit pasuri gjatë vitit 2023 ka 1,475,329.19.
Kurse, gjithsej të hyra për vitin 2023, LVV ka pasur 2,098,592.49.
Pas VV-së vjen Partia Demokratike e Kosovës e cila në vitin 2023 ka pasur 808,983.00 të hyra vjetore.
Tek subjekti tjetër opozitar, LDK bëhet e ditur se pasuri afatgjate ka 38,427.99
Të hyra brenda vitit 2023, LDK ka pasur 723,169.92,
Partia më e varfër në bazë të këtij raporti po del të jetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.
Të hyra në vitin 2023, AAK ka pasur 280,000.00 .