Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbyllur vitin 2023, me pasuri afatgjate mbi 6 mijë euro.
Këtu përfshihet vlera e tokave, objekteve dhe pajisjeve që i posedon kjo parti politike.
Ndërkaq për sa i përket pasurive afatshkurta, në raportin financiar të kësaj partie thuhet se i kanë gjithsej 31.685.81 euro. Këtu përfshihen paraja dhe ekuivalentët e parasë.
AAK-ja ka paraqitur edhe detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra në këtë raport.
Për sa i përket detyrimeve afatgjata, AAK-ja ka gjithsej 6.074.17 euro borxhe.
Ndërkaq, tek detyrimet afatshkurtra, AAK-ja ka deklaruar 297.672.74 euro.