Debatet televizive që shfaqen pothuajse çdo natë në televizionet tona kanë në panel analistë të ndryshëm që japin mendimet varësisht nga interesat e tyre politike dhe jo nga interesat kombëtare.
Në mesin e tyre, apo kryesorët e këtij lloji, sipas botuesit të gazetës “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj janë Baton Haxhiu e Milaim Zeka.
Këta të dy kanë të kaluar të kontestuar patriotike.
Madje, sipas informacioneve që kemi Baton Haxhiu është njeriu kryesor që vendos për financimin e disa medieve nga shteti armik i Kosovës!
Nisur nga kjo, themeluesi i gazetës “Bota sot” z. Mazrekaj, nëpërmjet një postimi në facebook ka përmendur Baton Haxhiun e Milaim Zekën, duke thënë se paraqitja e tyre në medie tregon se rruga e Kosovës drejt lirisë së plotë akoma nuk ka përfunduar.
“Derisa të shohim personat si Baton Haxhiu dhe Milaim Zeka të paraqiten në televizion dhe media si analistë, le të mbajmë mend se rruga e Kosovës drejt lirisë së plotë dhe pavarësisë së saj mendore akoma nuk ka mbaruar”, ka shkruar Mazrekaj në postimin e tij në Facebook.