Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Miftaraj: Dëgjone Escobarin dhe kuptone që Kosova s’ka aleat më të madh se ShBA-në

 
   

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka komentuar intervistën e Gabriel Escobarit, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Miftaraj ka shkruar se Kosova s’ka aleat më të madh se ShBA-ja.

Tutje, Miftaraj ka theksuar se Kosova duhet të luaj rolin e partnerit në raort me ShBA-në.

“Degjone z. Escobar dhe kuptone se Kosova ska aleat dhe mik me te madh se ShBA-të.

Radojçiq është kriminel në arrati dhe shteti i Serbisë e ka ndihmuar në aspektin operativ dhe financiar të kryej aktin e agresionit ndaj Kosovës.

Policia dhe Prokurori i Shtetit në Kosovë po kryejne hetime me kompetencë dhe në mënyrë profesionale.

Serbia do të paguaj çmimin për aktin e agresionit ndaj Republikês së Kosovës.

Kosova duhet të luaj rolin e partnerit ne raport me ShBA, Kosova duhet të kuptoj real politikën.” – shkroi ai.