Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E akuzoi se e ka dhunuar dhe i ka djegur shtëpinë, reagon për herë të parë babai i Sara Gjordenit: Nuk e prisja nga vajza ime, me gruan u ndava se më tradhtoi

Babai i Sara Gjordenit ka reaguar pas akuzave të bëra nga vajza e tij se ka tentuar ta helmojë dhe ta rrëmbente kur ishte e vogël.

Sipas tij, divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë, ndërsa mohon të gjitha deklaratat e Sarës për dhunë.

“Po të dijë edhe këtë Sara, se po e them publikisht, babi mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Po ti nuk e ke pyetur ndonjëherë mamanë. Më tradhtonte, e kam kapur vetë

Unë jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenit, po e jap këtë intervistë sepse nuk e prisja nga vajza ime. Më ka bërë kaq keq. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerr jashtë bashkë me të ëmën. Pasi lindi Sara, kemi shkuar me shtëpi në Kuçovë, në ruajtje të një kushëriri tim. Më vonë, ai kushëriri më dërgon mesazh që para tre muajsh, më liro shtëpinë se do vij vetë. Qëlloi që erdhi tezja e Sarës, na la shtëpitë e saj, pa qira. Unë kam qenë punonjës policie në Berat dhe po t’i kisha bërë këto gjëra, do më kishte marrë policia direkt”.

Pak ditë më parë, në një intervistë për “Ftesë në 5”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, rrëfeu se nuk e ka takuar kurrë të atin, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim. Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.