Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se janë rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë në një objekt në Ulpianë të Prishtinës.
Ministri Peci ka njoftuar se ka vizituar hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë.
“Kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit.
Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023”, ka shkruar Peci në Facebook.