Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sapo kishte dalë nga spitali, e moshuara bie nga barrela dhe vdes

Ajo kishte dalë nga spitali, por ndërroi jetë pasi u rrëzua nga barrela. Protagoniste e kësaj ngjarjeje ishte një grua 85 vjeçare, e cila ishte trajtuar në një spital në Palermo, ku u shërua dhe doli nga spitali për të shkuar në shtëpi.

Mirëpo për transportin familjarët iu drejtuan një kompanie private dhe gjatë transferimit barela u përmbys duke bërë që e moshuara të rrëzohej dhe të godiste kokën. Ajo vdiq më vonë në spital nga gjakderdhja për shkak të aksidentit.

Familjarët kanë bërë kallëzim në Prokurorinë e Termini Imerese.