Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë/ Gjendet i vetëvarur pa shenja jete në katin e parë të banesës 26-vjeçari, ja çfarë dyshohet

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në vend këtë të shtunë, ku një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Bëhet me dije se në në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kujtojmë që një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar më herët nga Berati, ku një 60-vjeçar i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.