Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rugova: Reagimi i Kurtit për Manastirin e Deçanit, i drejtë

 
   

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nënshkruesi i deklaratës së Pavarësisë, Naser Rugova, është shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është i detyrueshëm.

Komentet Rugova i bëri në Euronews Albania, ku tha se vendimi i Kurtit për të autorizuar agjencitë kadanstrale për të regjistruar 24 hektarë tonë në pronësi të Manastirit të Deçanit, duhet përshëndetur.

Ai tha gjithashtu se Kurti duhet të ndjekë rekomandimet e aleatëve ndërkombëtarë me në krye SHBA-të, pasi sipas tij, shqiptarët nuk duhet t’i humbin miqtë nëpër botë.

“Aleati ynë strategjik, partneri më i besueshëm i shqiptarëve është Amerika. Vetëm 2 javët e fundit, vizita e sekretarit Blinken, hapja e bazës në Kuçovë, është një mesazh i jashtëzakonshëm dhe jo rrallherë në paraqitjet e mia në media, shekulli 21 bësoj se është shekulli i shqiptarëve. Komplet botën demokratike dhe vendet më të fuqishme në planet i kemi me vete.

Nuk guxojmë t’i zhgënjejmë, t’i dëshpërojmë, apo t’i ftohim marrëdhëniet që kemi me këta partnerë, me në krye SHBA. Mesazhi i Eskobar tha se ‘ne mbase mund të kemi probleme me udhëheqjen apo me qeverinë, por kemi mbështetje të palëkundur për popullin e Kosovës’. Tani kambanat bien për kryeministrin Kurti.

Unë dua të besoj se pas propozimeve dhe sugjerimeve që i ka dhënë Eskobar, Kurti duhet të ecë tutje, të ketë guxim politik, ashtu siç bëri me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e pronave të Manastirit të Deçanit. Ajo është Kishë e Kosovës. Ajo pronë ngelet në Kosovë.

Madje është në pjesën më perëndimore, afër kufirit me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Vendimi i kryeministrit që ta udhëzojë agjencionin kadastral, është një vendim obligativ që e ka marrë instanca më e lartë në Kosovë. GJK është gardiani më i mirë i Kushtetutmërisë dhe rendit kushtetues. Ky vendim është obligativ”, tha Rugova.