Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Itali, shqiptarit i gjejnë në banesë gjysmë kilogrami drogë dhe 25 mijë euro

Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. I riu shqiptar kishte qenë nën vëzhgimin e autoriteteve policore italiane prej kohësh, ndërsa mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur arrestimi i tij.

Sipas mediave italiane, karabinierët e kanë ndaluar për kontrolli në një fushë sporti afër Villa Potenza, ku i gjetën rreth 4 gram kokainë të ndarë në 5 pako të vogla, gati për shitje.

Më pas është ushtruar kontroll edhe në banesën e tij ku janë gjetur 260 gramë kokainë, rreth 350 gramë marihuanë dhe 25,400 euro para cash që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës.

Gjithashtu është sekuestruar peshore elektronike dhe materiali që përdoret për dozat e paketimit të lëndës narkotike. Sasia e konsiderueshme e kokainës dhe marihuanës, me daljen në treg mund të siguronte të ardhura deri në rreth 40 mijë euro. I riu shqiptar ndodhet në burgun Montacuto në Ankona për të pritur dënimin e tij.