Rozana Radi prej kohësh nuk është më pjesë e tregut muzikor me projekte të reja. Megjithatë, jeta e saj ka marrë një tjetër drejtim, që prej nisjes së këtij edicioni të Big Brother Vip, këngëtarja tashmë edhe prezantuese, komenton “Live” në platformat e rrjeteve sociale ndodhitë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Bashkë me Anaid Kalotin, Aulona Mustën dhe Sonila Meçon kanë dhënë mendimet e tyre për “Prime” e sotëm. Ajo çka i ka tërhequr vëmendjen Rozanës ka qenë sjellja e opinionistes Ori Nebijaj e cila u është “sulur” banorëve për lojën e ulët që po bëjnë në BBV.
“Na qitën sytë. Po ajo(Ori Nebijaj) e ka humbur fare me banorët. Si mund te flasë ashtu. Ajo nuk është banore, por opinioniste. Po përdor një fjalor që nuk i shkon opinionistit,” tha këngëtarja.
Më pas ka ndërhyrë edhe gazetarja Sonila Meço, e cila është përpjekur të justifikojë tensionin e Orit.
“Ke shumë të drejtë, por tani aty është tensionuar shumë dhe të gjithë kanë humbur logjikën përfshire dhe Orin,” tha gazetarja.