Dje është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla, në Kishnarekë të Drenasit.
Zbulimi i pllakës është bërë në organizim të Shoqatës së të burgosurve politikë dhe Shoqërisë Lëvizja.
Kryetari i Komunës të Drenasit Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar se Azem Syla, kishte rënë dy herë në burgjet e ish-regjimit gjatë kësaj veprimtarie.
Ndërsa, Syla mes lotësh dhe emocioneve ka falënderoi të gjithë për mbështetjen e dhënë, duke thënë se sikur të kishte edhe një mijë jetë të tjera, ai prapë do t’ia kushtonte ato lirisë.
“Përshëndetje nga zemra shokëve, Xhavit Halitit dhe të tjerëve. U tha mjaft, kam qenë gjithmonë që kam folur për veten time, çka kam pasur mundësi, dije dhe forcë e kam shfrytëzuar për këtë ditë që të jemi të lirë për Kosovën e lirë. E pata fatin që një jetë të tërë në shërbim dhe ju garantoj që edhe 1 mijë jetë m’i pasur për bashkimin e popullit nuk do t’i kurseja. Mbeta burgjeve pa thënë pak fjalë për familjen time, gjithmonë ilegal kur të jesh nëse nuk e ke familjen që të mbështetë nuk mund të ecësh përpara. Jam mirënjohës shumë familjes, babait, axhës, por edhe shoqes”, ka thënë Syla.
Pas zbulimit të kësaj pllake, ka reaguar avokati Gazmend Halilaj. Ai në një postim në Facebook, e ka quajtur Sylën “Faqja e zezë”, përcjell Bota sot.
Sipas tij, Sylën askush nuk e ka parë në vija të frontit të luftës. Avokati ka paralajmëruar se me Sylën do të ketë një ballafaqim juridik së shpejti.
Reagimi i tij i plotë, në Facebook:
Komandant Faqja e Zezë, nalt e paska ngrit veten.
More Komandant…ty që kurrë s’të ka pa kush në vija të frontit, a e din që shpejt kemi mu ballafaque para disa juristëve, që toka nën këmbë ka me tu dridh për veprat tua…
Nejse Komandant.. shpejt do shihemi…..
Miq, mos rrezikoni me ba like e komente, sepse vërtetë ky dhe ata të mjerët që vrapojnë pas tij, munden me i’u ban keq.