Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pozhari: Gjyqtarët që morën vendimin për Manastirin janë familjarë dhe këshilltarë të këtyre ish-ministrave, ja gabimi i vetëm i Kurtit

 
   

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka kërkuar që të publikohen emrat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që e kanë marrë vendimin për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka thënë se shumica e këtyre gjyqtarëve janë familjarë të ish-ministrave të PDK-së dhe LDK-së, si Skender Hyseni, Arsim Bajrami dhe Mahir Jagcilar.

Teksa ka folur për akuzat e opozitarëve ndaj kryeministrit lidhur me Gjykatën Speciale e Asociacionin, Pozhari ka thënë se gabimi i vetëm i Albin Kurtit është që e don shtetin më shumë se pushtetin, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Është mirë me i publiku emrat e gjyqtarëve të Kushtetueses që e kanë marrë vendimin për 24 hektarë të Manastirit, në vitin 2016.

Do ta shihnit se shumica prej tyre kanë punuar si këshilltarë në kabinetet e ish ministrave, si Skender Hyseni, Arsim Bajrami, Mahir Jagcilar ose kanë qenë edhe familjarë të ministrave!

Ka edhe të atillë që karrierën e kanë nisur nëpër selitë e partive politike, kryesisht PDK dhe LDK.

Në shumë vendime të Gjykatës Kushtetueses, as ata nuk janë pajtu midis vete. Bile në një rast janë ndarë lidhur me një kërkesë të ish presidentit Thaçi!

Asokohe, boll paralajmëronte Vetëvendosja se mund të vijmë në situatë që të ballafaqohemi me pasoja të pariparueshme. Askush nuk e dëgjonte! E akuzonin edhe atëherë, njëjtë si tani, vetëm pse mundohej t’ua hapte sytë para kohe.

Njëjtë e akuzuan edhe për Asociacionin kur e kundërshtonte, edhe për Gjykatën Speciale… etj, etj. Në fund, pasojat i barti shteti, ndërsa ata që i shkaktuan vazhdojnë të ushtrojnë funksione në pozita të larta.

Por, na ma lehtë e kemi t’i biem në qafë Albin Kurtit “gabimi i vetëm” i të cilit është se e don shtetin ma shumë se pushtetin!