Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiç keqpërdor takimin me fëmijë nga Kosova, e quan Banjën “vend ku deshën serbëve t’ju bëjnë keq”

 
   

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka pritur një grup të nxënësve nga Kosova, duke keqpërdor takimin dhe duke nxitur ata, ku e quajti Kosovën pjesë të Serbisë dhe Banjën “vend ku deshën serbëve të ju bëjnë keq”.

Takimi ishte organizuar në përvjetorin e ngjarjeve të marsit 2004, ku sipas Vuçiç po vazhdon përndjekja edhe sot me mbështetjen e atyre që i mbështetën me bomba në vitin 1999, por në formë tjetër.

“Ju vini nga një pjesë e Serbisë në pjesën tjetër dhe e keni vetëm një kryeqytet e ai është Beogradi, shpresoj të keni kohë të vizitoni edhe pjesët tjera të Serbisë” ju tha ai fëmijëve nga Kosova”, shkruan “Danas” transmeton “Bota sot”.

Vuçiç ka falënderuar të gjithë nga Kosova, ndërsa për Banjën tha se “e shpallën vendin të krimit e të keqes, duke mos ditur se kush u përpiq që ne serbëve të na bëjë keq”.

Në grupin e fëmijëve që u takuan me Vuçiç, janë nxënësit nga Osojani, Grozhdevci, Banja, Shtrpca, Vitia, Novo Brda, Gjilani dhe Kamenica, që këtë vikend do qëndrojnë në Beograd me organizim të ashtuquajturës zyrës për Kosovë.

Më pas theksoi se “dikush ishte Strahinjiç Bane”, e kjo është ajo që i karakterizon fëmijët nga Kosova.

“Ju jeni dikush, në Kosovën tonë, përkundër dëshirave të disave që janë asgjë, pikërisht se ju jeni dikush, ju qëndroni në pronat tuaj se jeni të vetët në të vetën. Si ka thënë Patriarku Porfirije ne shpirtërisht jemi me ju kudo në Kosovë, dëshiroj që ju të jetoni atje e të vini shpesh në Beograd që ofron mundësi të shumta”, ju tha ai fëmijëve.

“Në ditët në vijim mbase mund të kemi rast të bisedojmë më shumë për rreziqet që i kanosen rajonit tonë”, tha Vuçiç.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth këtyre rreziqeve, Vuçiç tha se së shpejti pret të dëgjojë vetëm lajme të këqija për Serbinë dhe si kanë luajtur role kinse miqtë tanë e kjo është rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Do të jetë vështirë për neve, qëllimet e tyre janë që populli serb të shtyhet nga Kosova dhe për këtë të marrin legjitimitet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Vuçiç.

Duke tentuar me vargje të sqarojë situatën, ai u shpreh se “Dikush ishte Stahinjiç Bane, e ne jemi dikush për dallim nga askush….”.