Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Atentat e bujshme, ish-drejtuesi policisë plas deklaratën ‘bombë’: Fushë Kruja zona më problematike e krimit, përdoret edhe nga politika për zgjedhje

Në një intervistë televizive, Arben Hajdarmataj, ish drejtues policie u shpreh se zona e Fushë Krujës është evidentuar si zonjë problematike e krimit.

Ai shtoi se është një zonë shumë problematike, pasi ka shumë emra që kanë raporte me mbështetje politike duke u përdorur për qëllime elektorale.

Hajdarmataj: Zona e Fushë Krujës është evidentuar si zona më problematike e krimit, pasi kemi personazhe të krimit që aktivitetin e tyre e ushtrojnë në atë zonë ose kanë vendbanimet. Zona Fushë Krujës është një nga zonat me persona që ushtrojë aktivitet kriminal dhe që kanë ndikimin e tyre, edhe në pjesën e politikës në atë zonë.

Mendoj se kjo zonë është ushqyer edhe nga politika që të ngelë në nivele të tilla kriminaliteti. Është një zonë shumë problematike, pasi ka shumë emra që kanë raporte me mbështetje politike duke u përdorur për qëllime elektorale.