Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Bëjnë çdo gjë për famë”, gazetari akuza të forta: Sëmundjen e nënës dhe nxjerrjen nga shtëpia të Bardhit, e sajoi menaxheri i tij me Sarën

Ronaldo Sharka ka thënë se mendon se largimi nga shtëpia i Bardhit duke thënë se ka sëmurë nënën e tij, është një sajesë e bërë nga Sara Gjordeni dhe menaxheri i këngëtarit.

Në “Trotuar”, ai tha se në fillim nuk e besoi, por tani është i bindur se e gjithë kjo është bërë për të tërhequr vëmendje.

“A kemi këtu të bëjmë me një rast paksa të kopjuar? Teoria konspirative që unë e besoj, është një ngjarje e sajuar nga Sara dhe menaxheri i Bardhit. Duke studiuar që janë të gatshëm që për famë të bëjnë çdo gjë, duke studiuar menaxherët që janë të talentuar për të inskenuar ngjarje… Unë mendoj se është një rast i tillë”, tha Sharka.