Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dyshohet se ka lejuar kultivimin e kanabisit, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hide

Leonard Hide, kryebashkiaku i Libohovës, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Hide dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore.

Mësohet se përveç Hidës, në dosje janë dhe persona të tjerë që janë marrë si të pandehur.