Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, GJKKO liron nga burgu sipërmarrësin Leonard Gjini

GJKKO ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet në magazinën ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, dhe humbën jetën babë e bir.

GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra për 5 zyrtarët e bashkisë dhe IMT-së.

Pas kalimit të dosjes hetimore te SAPK, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme kërkoi rivlerësim të masave që kishte caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra të 5 punonjësve të IMT dhe Bashkisë së Lushnjës, ndërsa i vetmi që u arrestua ishte Lenonard Gjini. Tashmë GJKKO ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij, me argumentin se nuk ka prova për arrestimin e tij.

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë publike drejtuar Kuvendit.

Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës panele edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.

Lirohet nga burgu

1-Leonard Gjini, ndërtues

Të pezulluar nga detyra

1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë

2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë

3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë

4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë

5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë./albeu.com