Aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Itali, me viktima shqiptarë po merr përmasa tragjike.
Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos 28-vjeçari Enrik Nikolla, të gjithë nga Lezha.
300 metra nga vendi ku u përplas makina tip BMË dhe më pas mori flakë është gjendur edhe trupi i pajetë i një personi të katërt. Ai është një shqiptar 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Trupi i tij u gjet falë denoncimit të bërë nga e dashura e tij e cila i tha policisë se nuk kishte lajme për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 33-vjeçari ishte kunat me 27-vjeçarin Blerim Miha