Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dinari nesër në Dialog, Korenica thotë se Kosova duhet të marrë pjesë kur është interesi nacional

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, tha se Kosova duhet të marrë pjesë në dialog sa herë që është në pyetje interesi nacional.

Korenica nuk deshi ta komentoj pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili kishte deklaruar se nuk shkon në dialog për këtë temë.

Korenica iu shmang pyetjes së si e komenton një gj të tillë duke thënë se nuk e ka dëgjuar deklaratën e Bislimit.

“Kosova duhet të bisedoj në kuadër të qëndrimit, interesit të vet nacional që e ka. Nuk e kam dëgjuar Bislimin por nuk e di ç’të them për Bislimin. Nuk e di në çfarë lloj formati e ka thënë dhe nivelet e tilla ku ne duhet të jemi aty prezent mendoj që është hap i qëlluar që të marrin pjesë dhe të japim kontributin tonë për atë çka është interes i Republikës së Kosovës”, tha Korenica.

Ai madje tha se asnjëherë nuk është diskutuar e as kundërshtuar vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm se ai është kërkuar të shtyhet për një afat të caktuar.

“Ajo çfarë ne e dimë është që nuk kemi pas ndonjë kundërshtim të rregullores së vendosur nga BQK vetëm se kërkesa ka qenë të shtyhet afati i implementimit për arsye se mund të ketë ndonjë vonese në pagesat sociale që qytetarët e republikës në veri por ne duhet të jemi strikt edhe në inetersin tonë”, tha ndër të tjera Korenica.