Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ka formuar Grupet Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve. Por i vetmi grup punues që u arrit të formohet ishte ai për Rini, pasi pati shumë mospajtime mes deputetëve.
Fillimisht, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, e propozoi vetveten në Grupin Punues për Rini.
“Ne si deputeteve të rinj në takimet që kemi pas e kemi diskutuar që është nevojshme të jetë përfshirë edhe deputetë të rinj me na u bashkëngjit e me na ndihmua ndihmon dhe pasuron që ky projektligj me qenë i denjë”, tha Fejza, e cila mori miratimin e deputetëve.
Ndërsa në Projektligjin për Sport, deputetja e pavarur, Albena Rashitaj e propozoi vetveten. Por ky propozim i kundërshtua nga Arjeta Fejza e VV-së. Kjo e fundit kërkoi që kryesues të jetë deputeti i komunitetit turk, Enis Kervan.
Ky diskutim bëri që të dështojë mbledhja për shkak të largimit të deputetëve, Albena Reshitaj dhe Vlora Dumoshi të LDK-së, pasi nuk u pajtuan që kryesues të jetë deputeti Kervan.