Mjeku i qendrës shëndetësore Nikël, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tapizë, kur një 42-vjeçare pasi lindi, foshnjën e ka hedhur në lum.
Mjeku u shpreh se për rastin nuk kishin asnjë dijeni dhe gruaja nuk ishte paraqitur asnjëherë për kontroll për një shtatzëni gjatë kësaj kohe.
“Rastin e kemi marrë vesh nga mediat. E njohim për familje të mirë. Familja ka 5 fëmijë që ndiqen tek ne. Për foshnjën nuk kemi pasur dijeni, madje nuk është hapur asnjë kartelë për gruan për ndjekjen e shtatzënisë”, tha ai.