Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet kuvendi

 
   

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ai tha se prej javës së dytë të zgjedhjeve të 14 shkurtit, në Kosovë është folur për zgjedhje të parakohshme, e për të cilat u shpreh i gatshëm që ato të mbahen kurdo.

“Prej javës së dytë, se ndoshta javën e parë ka qenë pranim-dorëzimi i detyrës e kështu me radhë. Unë këtë javë i bëj tre vjet që jam në detyrë”.

“Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme, unë nuk e di, por… Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në Kosovë pa opozitën. Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, tha Kurti në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Tutje, Kurti tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2020 nuk ka lënë mundësi tjetër, e sipas tij, për të pasur zgjedhje të parakohshme duhet shpërndarë kuvendit.

“Dhe le të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për ata që e kanë mendjen aty”, tha Kurti