Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas sulmit të Edi Ramës ndaj gazetares së SYRI-t, Ambrozia Meta.
Vokshi shkruan se, ky është një rekord i ri kërcënimesh dhe shantazhesh i kryeministrit ndaj çdo zëri të lirë.
Reagimi i deputetes së PD, Albana Vokshi:
Sjelljet intimiduese dhe poshtëruese të Kryeministrit Rama ndaj gazetares së Syri TV, Ambrioza Meta shënuan një rekord të ri të kërcënimeve dhe shantazheve të çdo zëri të lirë dhe llogarikërkues në Shqipëri.
Edi Rama guxoi të prekte fizikisht, një vajzë, një gazetare, duke e shtyrë atë në përpjekje për të ikur nga pyetjet e saj rreth investimeve në zonat strategjike të Shqipërisë.
Edi Rama do të kujtohet si kryeministri famëkeq që s’la gazetar pa kërcënuar, e s’la media pa kontrolluar, nga frika e tmerri se çdo ditë po i zbulohen urdhrat e ligjet korruptive, që iu ka dhënë ‘ushtarëve’ të tij në qeveri e institucione, që sot janë në qeli.
Edi Rama mos prek gazetarët!
Pa media të lirë, nuk ka demokraci.