Policia ka dhënë detaje për aksidentin te Parku i Biznesit në Drenas.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se në aksident janë përfshirë dy vetura por nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura. Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, tha Hoxha.