I është dhënë lamtumira e fundit Xhavit Ferizit (Raketa), ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truproje i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Shumë qytetarë nga vende të ndryshme kanë marrë pjesë në varrim ndërsa arkivoli i ‘Raketes’ është bartur deri tek varri nga pjesëtarët e FSK-së.
Në mesin e shumë kurorave me lule, ishte edhe ajo e Hashim Thaçit të cilën mbi varr, në mungesë të tij, e vendosi djali Endriti.
“Nuk me prite edhe pak RAKETE”, ishte mbushkrimi që Thaçi e la në kurorë./IndeksOnline