Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak: Diskutimet për dinarin vazhdojnë të hënën, Marrëveshja duhet të adresohet nga Kurti e Vuçiqi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në platformën “X”, të martën për takimin trepalësh që kishte me kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Lajçak ka thënë se për çështjen e dinarit do të vazhdojnë diskutimet të hënën.

Por ai ka shtuar se Marrëveshja( Bazike dhe Aneksi i Ohrit), duhet të adresohet nga liderët, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe aneksin e Ohrit dhe çështje të tjera, përfshirë. ndikimi i vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka shkruar Lajçak.