Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident tragjik në Itali/ 30-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas përplasjes së fuqishme (Emri+Foto)

efundit

Një 30-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur në La Catena të Italisë, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një mjet tjetër.

Dhurim Shini, banues në Gaeta është përplasur me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy vajza, të dyja të plagosura rëndë.

Përpjekjet e personelit për shpëtimin e djalit ishin të padobishme, pasi ai vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në makinën tjetër po udhëtonin dy gra, shoferja 58-vjeçare dhe një pasagjere, të cilat u shpëtuan, por ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Sipas medias italiane, në vitin 2016 Shini u arrestua së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit.