Gjykata Speciale në Hagë do të mblidhet për të tretën ditë radhazi këtë javë, për të vijuar me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të fillojë në ora 10:00 dhe pritet të zgjasë 6 orë e gjysmë, raporton Indeksonline.
Në dy ditët që lamë pas, përpara Dhomave të Specializuara janë dëgjuar deklarata të dëshmitarëve.
Senaca e sotme do të jetë e fundit për këtë javë, për të vijuar me katër seanca të tjera përgjatë javës së ardhshme.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020.