Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Robinson në Vermicë: INL do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

 
   

Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson, ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Vermicë.

Ai me këtë rast u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj, drejtori i Departamentit për Hetime kolonel Agron Nezaj dhe drejtori i Departamentit Kufitar nënkolonel Fehmi Xhata.

Robinson u njoftua lidhur angazhimin policor në luftimin e krimit trans kufitar, trafikimin me narkotik e qenie njerëzore, si dhe me procedurën e kalimit kufitar dhe kontrollit të automjeteve e në veçanti për kontrollin e detajuar të automjeteve që bëhet me pajisje të sofistikuara si donacion i INL-it.

Drejtori Hoxha e njoftoi Robinson për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjska, si dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme me donacione që INL ka bërë dhe po bënë për Policinë e Kosovës. Ndërsa Hodaj nga IPK-ja njoftoi lidhur me realizimin e operacionit të suksesshëm antikorrupsion të koduar PIKA.

Ndërsa, Robinson tha se INL do të vazhdojë përkrahjen e pakursyer ndaj institucioneve të Kosovës.