Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Shenjat e horoskopit që nuk e kanë qëllim martesën me partnerë të pasur

Disa shenja të horoskopit e kanë mision shijimin e darkave të këndshme në restorante të shtrenjta apo “arratisjen” në klube nate thjesht e vetëm për të matur statusin financiar për personin që kanë filluar të kenë ndjenja. Por, ka shenja të tjera që janë tërësisht e kundërta! E thënë më ndryshe, e kanë më lehtë të bien në dashuri me një pjatë patate që kushtojnë 200 lekë se një biftek që kushton 10 mijë lekë. Personat që kanë ndjenjat parësore kanë një tjetër listë kontrolli për partneri/en që dashurojnë, nga karakteri, te shkollimi, aventurat etj.

Për cilat shenja bëhet fjalë? Le t’ i zbulojmë bashkë.

Shigjetari

Shigjetarit i pëlqen një mënyrë jetese aventureske. Asgjë nuk mund të jetë më plotësuese për ta sesa një mënyrë jetese e parashikueshme. Për të lindurit e kësaj shenje, gjetja e një partneri/eje do të jetë gjithnjë diçka romantike dhe emocionuese, sesa të kenë objektiv martesën me persona të pasur. Ata kanë zero interes për të fluturuar në klasin e parë ose për të qëndruar në hotele luksoze. Ajo që ata me të vërtetë duan është emocioni që vjen kur nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas. Për sa kohë që ata kanë partnerin e tyre në krah, kjo është gjithçka që ka rëndësi.

Ujori

Ndërsa Ujori është natyrshëm i talentuar në menaxhimin e financave personale, ata nuk shqetësohen nëse përfundojnë me dikë që nuk ka shkuar asnjëherë në bankë apo që nuk ka një llogari. Për ta, paraja është thjesht një koncept ose një element social. Për sa kohë që partneri/ja e ardhshme janë të interesant dhe të sjellshëm, asgjë për ta nuk ka rëndësi sesa shijimi i disa birrave që i marrin në dorë dhe një “zhytje” në detin e emocioneve.

Peshqit

Peshqit janë të fiksuar pas një stili jetese artistik, të qetë, kështu që ata rrallë përputhen me njerëz të pasur që vlerësojnë gjërat më të bukura në jetë, si makinat sportive ose pushimet e shtrenjta. Kjo shenjë tërhiqet nga njerëzit që jo gjithmonë kanë qenë në gjendje t’ia dalin mbanë, pasi nuk ndjekin karriera me pagesë të lartë, por ata janë krejtësisht të lumtur me dikë që ka të njëjtin këndvështrim për jetën dhe të ardhmen në çift.