Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpend Ahmeti u reagon reagimeve ndaj Hill-it: Ju që thoni s’kemi nevojë për ShBA-në, pse po frikësoheni?

 
   

Pas reagimeve të shumta ndaj një deklarimi të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, rreth “afrimti të Serbisë me NATO-n, shumë më shumë se Kosova”, ish-Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pasur një kundërreagim në formë pyetjeje ndaj “poterës” së shkaktuar.

“Ju që mendoni se skemi nevojë për ShBA e që nuk duhet me i dëgju këshillat, pse frikësoheni nga deklaratat e Hill? Skemi nevojë apo jo? Përderisa gjithmonë gjejmë faj te tjerët duhrt ndonjëherë me mendu që ka gjasë, gjasë të vogël mbase që ne duhet të korrigjojmë pak qasjen“, ka shkruar Ahmeti në „X“.

“Ambasadorit Hill ka kush i kërkon llogari por a po kërkojmë ne llogari nga ata që duhet të na japin llogari. Nuk kemi nevojë ta drejtojmë Kosovën si kanë nevojë të tjerët, por me siguri të plotë e dijmë se nuk do ta drejtojmë botën sipas dëshirës tonë“, ka vazhduar ai.

“Më e keqja është se po mendojmë që dëshirat tona dhe të miqëve janë kundërthënëse. Mundësinë me lëviz e kemi por nuk po e shfrytëzojmë. Për më keq, po e ngushtojmë“, përfundoi Ahmeti.