Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KQZ njofton, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme mediat do të lejohen të vëzhgojnë vendvotimet

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bëre të ditur se mediat do të lejohen të vëzhgojnë procesin e votimin në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Kështu duke lejuar mediat të filmojnë dhe të fotografojnë neper vendvotime.

Elezi tha se transparenca është kyçe për besueshmërinë e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe që ky është një hap i madh nga Komisioni qendror i zgjedhjeve, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Po e ndaj këtu një lajm të mirë për mediat dhe transparencën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.

Duke filluar nga proceset e ardhshme zgjedhore numërimi i fletëvotimeve në vendvotim mund të vëzhgohet nga mediat e akredituara, të cilat lejohen të filmojnë dhe fotografojnë.

Transparenca është kyçe për besueshmërinë e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe ky është një hap i madh nga KQZ.

Një falënderim për të gjithë anëtarët e KQZ-së që mbështetën propozimin që kjo të përfshihet si një nen i veçantë në Rregulloren Zgjedhore Nr. 08/2024 Vëzhguesit e zgjedhjeve. Për zbatim më të lehtë, me kohë do të përgatitet edhe Udhëzuesi për Vëzhguesit me sqarime të detajuara.