Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori Zemaj: Stop propagandës serbe, edhe Rusia ishte e përfshirë në bisedime për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

 
   

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka thënë se duhet të ndalen mashtrimet dhe propaganda serbe, teksa ka theksuar se edhe Rusia ishte në bisedimet për dëbimin e forcave serbe nga Kosova në vitin 1999.

Ai, në një postim në Facebook, ka theksuar kontributin e NATO-s dhe aleatëve për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Zemaj ka renditur qartë historinë dhe zhvillimet e kohës së luftës në Kosovë, duke theksuar përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin.

Mes tjerash, ai ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe aleatëve për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sulmet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake nisën më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën për 78 ditë. Kjo ndërhyrje i dha fund luftës në Kosovë.