Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë sot homazhe pranë varrit dhe familjes së bashkëluftëtarit të tij, Xhavit Ferizit, i njohur me nofkën “Raketa”.
“Raketa” ishte edhe truprojë e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Babai i këtij të fundit, Haxhi Thaçi, pati një përshëndetje të ngrohtë me Haradinajn, në të pamen për “Raketën”.
Haxhi Thaçi dhe Daut Haradinaj
Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi dërgoi kurora lulesh ditën e varrimit të “Raketës” me mbishkrimin “Nuk më prite edhe pak Raketë”.