Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hovenier në pritjen për zyrtarin e lartë amerikan: Krenar për punën që po bëjmë së bashku për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë

 
   

Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier, ka organizuar pritje për zyrtarin e lartë amerikan.

Hovenier me këtë rast tha me kënaqësi ka mirëpritur zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit e drejtësisë dhe shoqërisë civile për t’u takuar dhe folur me Robinson.

Ai u shpreh se është krenar me punën që po bëhet për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë.

“Ishte kënaqësi që mirëprita zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të drejtësisë dhe shoqërisë civile, dhe partnerët e @StateINL në një pritje për t’u takuar dhe folur me Ndihmës Sekretarin Todd Robinson gjatë vizitës së tij në Kosovë. Krenar për punën që po bëjmë së bashku për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë”, shkroi Hovenier.